Vlora Çitaku vlerëson ndihmën e Shqipërisë

Aktuale

Vlora Çitaku vlerëson ndihmën e Shqipërisë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 23:33
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike.

Ajo është shprehur se këtu ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat