Presidenti Begaj takohet me opozitën, por Abdixhiku e refuzon

Aktuale

Presidenti Begaj takohet me opozitën, por Abdixhiku e refuzon

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 07:32 Përditësuar në ora: 11:52 më 16.08.2022
Foto nga takimi

​Presidenti Begaj nuk u takua me Abdixhikun, deklarohen nga LDK

Ndonëse ishte paralajmëruar të kishte një takim mes presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, ky i fundit nuk ndodhi.

Lidhur me mosbajtjen e këtij takimi Zyra për Informim e LDK-së ka dhënë një sqarim.

“Lajmi gjoja se sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me presidentin e Shqipërisë, në zyrat e Kuvendit, nuk është i vërtetë”, thonë në LDK.

Begaj sot është takuar me drejtuesit e partive opozitare të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe me përfaqësues të partive minoritare.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Zbulohet pse presidenti Begaj nuk i takoi udhëheqësit e LDK-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, s’ka pranuar t’i takojë udhëheqësit e LDK-së në selinë e partisë së tyre. Kurse LDK s’kanë pranuar ta takojnë Begajn në ambiente të tjera.

Nga LDK i kanë thënë jozyrtarisht se presidenti shqiptar ka kërkuar nga LDK të takohen në ambiente të tjera, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

Shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka takuar drejtuesit e PDK-së dhe AAK-së në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Por s’është realizuar takimi i tij me lidershipin e LDK-së.

LDK thanë se Begaj ka refuzuar t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj”, thuhet në përgjigjen zyrtare të LDK-së.

LDK e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyret e partisë

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.  LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, thuhet tutje.

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, nga dje po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë jashtë vendit.

Begaj është pritur dje nga treshja institucionale, Osmani, Kurti e Konjufca.

Abdixhiku ia kthen presidentit Begaj, nuk i shkon në takimin zyrtar

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i ka shkuar sot në takim presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kjo pasi ky i fundit ka refuzuar që të takohet me drejtuesit e LDK-së në selinë e tyre.

Ndryshe, dje LDK-ja e ka quajtur të pakuptimtë refuzimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, që të shkojë në zyrat e LDK-së.

”Për dallim nga krerët institucionalë paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj. Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK-ja ka thënë se “e ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”.

Begaj gjatë ditës së sotme është takuar me kreun e PDK-së Memli Krasniqi dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Begaj do të ketë takim edhe për përfaqësues të partive minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

​Begaj takohet me drejtues të AAK-së

Ka filluar takimi mes presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq takimi i Begajt me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është mbajtur. 

Begaj do të ketë takim edhe për përfaqësues të partive minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Presidenti ​Begaj takohet me Memli Krasniqin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka filluar takimin me kryetarin e Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi. Në takimin që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi është i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Vlora Çitaku dhe deputetë të PDK-së.

Gjithashtu sot, presidenti i Shqipërisë pritet të takojë edhe kryetarin e Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Begaj do të ketë takim edhe me përfaqësues të partive jo minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurtin e Kryetari I Kuvendit Glauk Konjufca.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njejta drejt rruges evropiane. Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Agjenda e presidentit Begaj për sot, takon opozitën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është duke e vazhduar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, si presidenti i ri i Shqipërisë.

Kjo është agjenda e tij për sot:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. (Ambientet e Kuvendit, salla 204, pamje në fillim të takimit, ora 09:00-09:30).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 09:35-10:05).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:10-10:40).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon partitë minoritare. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:45-11:00).

Begaj takon komandantin e KFOR-it. (Ora 11:15-11:45).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë, ora 12:20-12:50).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 13:35–14:15).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bën vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Ora 14:25-14:45).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat