Murali i Nënës Terezë, Rama përplaset me Policinë: “Vazhdo punën!”, komandanti paralajmëron arrestime

Aktuale

Murali i Nënës Terezë, Rama përplaset me Policinë: “Vazhdo punën!”, komandanti paralajmëron arrestime

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:14 Përditësuar në ora: 10:36 më 28.11.2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Murali i Nënës Terezë, Rama përplaset me Policinë: “Vazhdo punën!”, komandanti paralajmëron arrestime

Në një deklarim nga vendi ku ishte paraparë të vendosej murali i “Nënës Terezë”, Rama ka thënë se projekti është financuar nga Kryeqyteti, ka marrë votën e të gjithë asamblistëve dhe lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke kaluar të gjitha fazat ligjore.

Ai ka thënë se, pavarësisht kësaj, po tentohet të bllokohet instalimi i muralit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Këtu, në shesh, në kryeqytet, ku sot jemi këtu për me vendos muralin e ikonës shqiptare të madhes, të shenjtës Nënës Terezë, një figurë e madhe, e madhe kombëtare e mbarëkombëtare, e botërore. Me të cilën njihet populli shqiptar. E që sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asamblejistëve, e ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore, tash po tentohet që në mënyrë jo ligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme, është e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit, duke filluar me sheshin, me rrugën A, Xhim Xhema, duke vazhduar me nënkalimin Agim Ramadari, me ishullin urban e me shumë e shumë projekte tjera, pra, me të cilat jemi ballafaquar edhe bulevardin Gjorgji Bush, e tash vazhdojnë me bllokada të jashtëligjshme”, ka deklaruar Rama.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka thënë se që nga e premtja e kaluar zyrtarët komunalë kanë qenë duke i njoftuar institucionet dhe duke u përpjekur për realizimin e projektit, por punimet po pengohen pa u prezantuar ndonjë dokument zyrtar.

“Nga e premtja e kaluar, ne jemi këtu duke i njoftuar zyrtarët e duke u përpjekur me u realizuar ky projekt. Është duke u penguar, pa u prezantuar asnjë dokument zyrtar. Fatkeqësisht, sot do të duhej të ishte festë ku 28 nëntori na bashkon. Na bashkon edhe e madhja Nëna Terezë, dhe ne po duhet me u ballafaqu me bllokada dhe pengesa të tilla, të panevojshme, që nuk i çojnë të mira askujt. Ministria e ka bërë një reagim. Reagimi është lajthitëse kundërthënës. Në një anë thotë se nuk na kanë pyet që nuk është e vërtetë, dhe në anën tjetër thotë: ne nuk jemi kundër, por nuk e lejojmë. Çka i bjen kjo? Është mirë me dalë publikisht kush do të shikojë prej zyrtarëve me fol. Zyrtarët e Ministrisë së Lartë e kemi potencuar edhe dje, kanë dalë me i pengu zyrtarët duke i bërë punimet e tyre, edhe punëkryesit. Në anën tjetër është presion i jashtëzakonshëm nga institucionet me pengu këtë projekt, pa vendime zyrtare”, ka deklaruar Retkoceri.

Pas deklaratës së Retkocerit, Rama ka debatuar edhe me komandantin e policisë, duke këmbëngulur që punimet për vendosjen e muralit të vazhdojnë. Ai ka thënë se punëtorët kanë urdhër për instalimin e muralit dhe se do të kundërshtojnë çdo pengesë që, sipas tij, bëhet në mënyrë të jashtëligjshme.

“Deri sa punëtorët e kanë urdhrin për me instalu muralin. E nëse provojnë me na ndalë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”, ka deklaruar Rama.

Rama dhe Retkoceri kanë pretenduar se pengesat ndaj projektit po bëhen pa vendime zyrtare, ndërsa kanë kërkuar që të lejohet realizimi i muralit kushtuar Nënë Terezës.

Rama ka debatuar me komandantin e policisë duke insistuar që punimet për ndërtimin e muralit të vazhdojnë.

Rama po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke këmbëngulur që murali te vendoset.

Drejtori Retkoceri ka dorëzuar një dokument në institucione për vijimin e punimeve.

Rama debaton me Policinë, kërkon nisjen e punimeve për mozaikun e Nënës Terezë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e punimeve në mozaikun e Nënë Terezës.

Gjatë konferencës, Rama ka debatuar me zyrtarë të policisë, lidhur me vazhdimin e punimeve në këtë projekt.

Në një moment, Rama i drejtohet komandantit të policisë duke i thënë: “Qitu ma keni pru. Vazhdo punën!”.

Komandanti i përgjigjet: “Kushdo që e vazhdon punën arrestohet. Edhe tani çka ndodh?”.

Rama më pas kërkon të dijë se në bazë të cilit vendim po arrestohen njerëzit, duke kërkuar që të paraqitet urdhri i prokurorit.

“E në bazë të çfarë vendimi po arrestoni njerëz? Ama urdhrin e prokurorit, kështu, këtu qite urdhrin e prokurorit këtu”, ka thënë Rama.

Më pas, komandanti pyet për Leutrim Retkocerin, drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, se çfarë kishte thënë prokurori një ditë më parë.

Retkoceri shpjegon se prokurori kishte kërkuar që edhe një herë të njoftohej Ministria dhe se ajo kishte afat deri në orën 14:00 për të kthyer përgjigje, por nuk kishte kthyer përgjigje.

“Prokurori ka thënë njoftoni edhe njëherë Ministrinë; deri në ora 2:00 e kanë pasur me na kthy përgjigje. S'kanë kthy përgjigje. Krejt dokumentet janë me vazhdu punimet. Komandant, le të vazhdojnë”, ka deklaruar Retkoceri.

Komandanti i policisë i thotë se punimet i kanë në përgjegjësi zyrtarët komunalë, por se dikush tjetër nuk mund t'i vazhdojë ato.

Në vazhdim, Retkoceri kërkon që t'i tregohet kush i ka dokumentet përkatëse, ndërsa komandanti i përgjigjet se prokurori me të cilin kishte komunikuar një ditë më parë kishte dhënë urdhër që punimet të mos vazhdonin.

“Merre urdhrin me shkrim, komandant. Mos merrni urdhra politikë. Alban Krasniqi ju ka urdhëru mi ndal punimet. Po mos bini se jeni Policia e Kosovës”, ka thënë Retkoceri.

Ai ka theksuar se projekti financohet nga Kryeqyteti, ka marrë mbështetjen e të gjithë asamblistëve dhe është pajisur me lejen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

“Sot jemi këtu në shesh, në kryeqytet për ta vendosur muralin e ikonës shqiptare, të madhes, të shenjtës Nënës Terezë… Sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asambleistëve, e ka marrë lejen nga drejtoria e shërbimeve publike, dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet instalimi i këtij murali, kjo është e papranueshme dhe e pa tolerueshme”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës ka akuzuar Qeverinë edhe për bllokimin e vazhdueshëm të projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

“...E kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e disa vite bllokon rregullisht projektet e kryqytetit… duke fillu nga sheshi, rrugën A… duke vazhdu me nënkalimin, me ishullin urban dhe shumë e shumë projekte të tjera… e tash vazhdojnë me bllokada të jashtë ligjshme…”, shtoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat