KEDS në kolaps, edhe sot vazhdojnë kufizimet e energjisë elektrike

Aktuale

KEDS në kolaps, edhe sot vazhdojnë kufizimet e energjisë elektrike

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Ndonëse dje Ministria e Ekonomisë njoftoi se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se edhe sot do të vazhdojnë kufizimet e rrymës.

Buzhala tha se reduktimet po bëhen për shkak se furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe nuk ka mjete për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i KEDS deklaroi se duhet të aplikohet alternativa e kursimit të energjisë.

“Ishtë planifikuar që të jepen 90 milionë euro, por ato para asnjëherë nuk janë dhënë dhe kjo e ka zhytur sistemin elektroenergjetik në kolaps”, tha Buzhala.

Njëjtë si ministrja Rizvanolli, edhe Buzhala tha se ky dimër do të jetë i ‘rëndë për të gjithë Evropën’.

"Reduktimet do të vazhdojnë deri në ndryshimin e parametrave. Çmimet për megavat janë rritur”, tha ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat