​Haradinaj: Reduktimet e rrymës, paaftësi e Qeverisë Kurti

Aktuale

​Haradinaj: Reduktimet e rrymës, paaftësi e Qeverisë Kurti

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:09
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim duke thënë se reduktimet janë si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht faji dihet ku është, paaftësia e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, të cilit ka thënë se i ka kërkuar mbështetje për politiken e jashtme.

“Kemi diskutuar çështjen e hekurudhës Kosovë - Shqipëri, kemi folur për bashkëpunimin në energji. Kemi kërkuar ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme, veçanërisht të përshpejtohet arritja e marrëveshjes Kosovë - Serbi për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat