Diplomati shqiptar i reagon ashpër LDK-së, që refuzoi takimin me Begajn - i quan neojugosllavë: Mos u habisni!

Aktuale

Diplomati shqiptar i reagon ashpër LDK-së, që refuzoi takimin me Begajn - i quan neojugosllavë: Mos u habisni!

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:06
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka reaguar pasi zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë refuzuar takimin me presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begaj.

Jozyrtarisht u mësua se presidenti Begaj ka kërkuar nga LDK të takohen në ambiente të tjera e jo në selinë qendrore të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

E sipas diplomatit Murati, LDK-ja po sillet si serbë ndaj presidentit Begaj, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur “neojugosllavë” këta politikanë në Prishtinë, duke theksuar se ata më shumë e duan padronin se sa vëllain.

“Për disa neojugosllavë në Prishtinë

Disa politikanë neojugosllavë në Kosovë, të dalë nga inkubatori i udhëheqjeve jugosllave, sillen si serbë ndaj personaliteteve zyrtare të Shqipërisë, që shkojnë për vizitë në Prishtinë, kurse ndaj zyrtarëve serbë e sllavë, që shkojnë atje për vizitë këta politikanë neojugosllavë sillen si magjupë.

Mos u habisni! Është vesi i shërbëtorëve dhe i mercenarëve, të cilët duan më shumë padronin se sa vëllain”, ka shkruar Murat Shabani, në një postim në Facebook./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat