Profesori nga Amerika tregon se kush ia ‘ndaloi’ Begajt të takohet me Abdixhikun!

Aktuale

Profesori nga Amerika tregon se kush ia ‘ndaloi’ Begajt të takohet me Abdixhikun!

Nga: A.M. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:23
Bajram Begaj

Moszhvillimi i takimit mes presidentin Bajram Begaj dhe Lumir Abdixhikut ka nxitur reagime të shumta.

Për këtë, ka reaguar edhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se presidenti Begaj nuk e takoi Abdixhikun, pasi nuk kishte leje nga Edi Rama për ta bërë një gjë të tillë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidenti Bajram Begaj refuzon takimin me LDK sepse nuk e kishte lejen nga Edi Rama.

LDK sot shprehu keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Jo mos t’iu vie keq për refuzimin e takimit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj me krerët e LDK-së sepse nuk e ka pas lejen nga Edi Kërstaq Rama që të takohet me krerët e LDK, pasi dihet se Edi Kërstaq Rama njihet si një antirugovist i përbetuar.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk është takuar me krerët e LDK-së qendron në faktin se ai nuk e ka pas lejen nga Edi Kërstaq Rama që të takohet me krerët e LDK-së, sepse Edi Kërstaq Rama njihet si një antirugovist i përbetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat