Mustafa për videon e VV-së: Po e arsyetojnë mos punën e tyre

Aktuale

Mustafa për videon e VV-së: Po e arsyetojnë mos punën e tyre

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:53
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka komentuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo e fundit i quajti opozitën “parti shkatërruese” të Kosovës.

Ai tha se kjo qeveri në vend që të merret me reklamimin e punës së tyre, ata merren me qeverisjet e kaluara.

“Sikurse në rastin e SBASHK-ut, para disa vitesh ishin partner të LVV-së, sa ishte në opozitë tanimë që janë në pushtet i kanë kthyer në rivalë, pra gjithnjë duke gjetur një arsyetim për mos punën e tyre, për dështimin e tyre…”, tha ai.

Mustafa ka potencuar se LVV-ja e cila udhëheq në disa komuna të Kosovës është në koalicion me disa parti politike, të cilat në këtë video i quan “parti shkatërruese të Kosovës”.

“Por e njëjta LVV në komuna që udhëheq po ashtu ka koalicione në nivel të kuvendeve komunale me po të njëjta parti. Pra si është e mundur që të gjitha këto parti qenka parti shkatërruese, e kriminale dhe në nivel komunal LVV bën koalicione me po të njëjta parti. Realiteti i fundit në Kosovë, për veç që kemi parti me 50 për qind të votave, realisht në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen do të ketë një kombinim, pra një koalicion të partive politike. Nuk do të ishte e çuditshme sikur LVV që ka qenë në koalicion me LDK-në, realiteti politik do të bëjnë sërish koalicion me ndonjë parti politike…është një video që do ishte e kuptueshme për një parti të sapo themeluar…pra cili është qëllimi i një video të tillë nga një parti e cila ka një pushtet absolut, si në kuvend, si në qeveri, pra është e çuditshme”, potencoi ai.

Deputeti i LDK-së, u shpreh se Vetëvendosje me këtë video janë duke arsyetuar mos punën e tyre në këto dy vite qeverisje.

“LVV po arsyetojnë për mos punën e tyre me këto video. Pra një qeveri e cila ka pushtet absolut dhe ‘po arrin rezultate absolute në terren, pra po punon mirë, ekonomi, arsim, shëndetësi, çkado tjetër do të bënte reklamë për punën e saj…’ Sihni ç’kemi bërë me arsimin. Shihni ç ‘kemi bërë me shëndetësinë, me energjinë, inflacionin, etj. Pra do t’i bënte reklamë punës së saj. Nuk po shohim asnjë video reklamuese të punës së tyre, po shohim vetëm akuza ndaj asaj çka ka ndodh në të kaluarën. Imagjino sikur për 20 vite të gjitha qeveritë e Kosovës të bënin të njëjtën gjë, të prodhonin video Kosova në vitin 1989-të, në vitin 1992, 97, 98,99 s’po mundemi të punojmë se e shkatërroi Serbia, Kosovën. Do të ishte e çuditshme pse një parti në pushtet ankohet se çka ka ndodh në ato vite. Je në qeveri për të ofruar zgjidhje, e jo ankesa. Ankesa kanë qytetarët e qeveria ofron zgjidhje”, u shpreh Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat