Pritet tërheqja e licencës së operimit të Elektroseverit

Aktuale

Pritet tërheqja e licencës së operimit të Elektroseverit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 00:36
Ilustrim

Afro tre muaj pas dakordimit të marrëveshjes, ka filluar procesi i mbikëqyrjes së zbatimit të saj.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka konfirmuar se do të shqyrtojnë çdo pikë të marrëveshjes për energjinë në veri, e cila ndër të tjera ia jepte licencën e operimit, Elektroseverit.

Aktualisht Zyra e Rregullatorit për Energji është në vlerësim të procesit të zbatimit nga palët të Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, të datës 21.06.2022.

Përgjatë kësaj periudhe kohore, ZRRE, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të gjitha palët e përfshira Elektrosever, KEDS, KESCO, e KOSTT.

Hapat e mëtutjeshëm të saj, priten të bëhen publike, në bazë të ecurisë së çështjes, por nuk kanë dhënë afate kohore për ndërmarrjen e veprimeve.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, do të veproj në harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga  Udhërrëfyesi për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë. Për të gjitha veprimet ligjore që do të ndërmerren nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në raport me obligimet e palëve për zbatim të udhërrëfyesit, opinioni publik do të informohet me kohë”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Sa i përket palës kosovare, në lidhje me këtë marrëveshje, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë në koordinim me Bashkimin Evropian, e cila ishte ndërmjetësuese e marrëveshjes.

Udhërrëfyesi i dakorduar më 21 qershor, ndër të tjerash specifikon tarifimin e energjisë elektrike në komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat