Vlora Çitaku: Albin fshije statusin

Aktuale

Vlora Çitaku: Albin fshije statusin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 00:54
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar me një shkrim në Facebook në lidhje me një status të kryeministrit Albin Kurti.

Kuti më herët kishte shkruar që një burrë që do të duhej ta mbronte gruan e tij, ka qëlluar sot mbi të.

Po ashtu Kurti ka përmendur edhe armiqtë, të cilët, ka aluduar ai, do të mund të jenë gëzuar me humbjen e dy jetëve shqiptare, të gruas dhe fëmijës që barte në bark ajo.

Kurse nënkryetarja e PDK-së ka shkruar:

Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.”

“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat