Shkëlzen Gashi sulmon Qeverinë

Aktuale

Shkëlzen Gashi sulmon Qeverinë

Nga: N. Sh. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
Shkëlzen Gashi

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, Kosova për 20 vjet ka dështuar të krijojë organe profesionale gjyqësore e policore.

Ai ka kritikuar edhe Qeverinë, që nuk ka bërë asnjë ndryshim domethënës.

Postimi i plotë:

dje dështuan organet gjyqësore, policore, shëndetësore... sepse për 20 vjet Kosova s’arriti me kriju organe profesionale gjyqësore, policore, shëndetësore...

prandaj, ju votuam juve në mënyrë plebishitare, por ju shkoi gati gjysma e mandatit dhe pothuajse asnjë ndryshim domethënës as në gjyqësi, as në polici, as në shëndetësi... në asnjë fushë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat