Dita e 17-të e barrikadave, media serbe: Mirë se vini në Ferr

Aktuale

Dita e 17-të e barrikadave, media serbe: Mirë se vini në Ferr

Nga: N.E. Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 08:49
Barrikada e serbeve ne veri

Sot është dita e 17 që kur serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar kufijtë.

Serbët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, që sipas tyre mbahen ilegalisht në Polici, tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe tërheqjen e listave sekrete për arrestimin e serbëve.

Mediat serbe raportojnë sot se gjendja në Zubin Potok është e qetë pas të shtënave të mbrëmshme.

KFOR-i mbrëmë ka konfirmuar të shtënat, pranë njërës prej patrullave të tyre, duke theksuar se nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

“Mund të konfirmojmë se para disa orësh patrulla e KFOR-it derisa ishte në detyrë në afërsi të Zubin Potokut ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna armësh në afërsi të tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Jemi duke i kontrolluar faktet nga në terren dhe më vonë do të publikojnë më shumë detaje”, kanë thënë nga KFOR.

Por, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka mohuar sulmet.

“Ky është një dezinformim i ri në një seri të publikuar nga Prishtina, me qëllim që ta tërheq KFOR-in në lojërat e tyre të pista dhe konfliktin me popullin serb”, tha Rakiq.

Ushtarët e KFOR’it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë.

Këtë ia ka kumtuar zyra për media e KFOR’it në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat