Molliqaj: Dorëhiqu Albin Kurti

Aktuale

Molliqaj: Dorëhiqu Albin Kurti

Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:59
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ia ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Albin Kurtit, duke thënë se ndërkombëtarët po duan ta implementojnë asociacionin “pa e koritur Albinin”.

Por, sipas Molliqajt, tashmë ekziston një pajtueshmëri edhe e Kurtit, i cili thotë se po luan viktimën.

“Merr përgjegjësi, dorëhiqu z. kryeministër! Ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin.  Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie. Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka shkruar tutje, duke thënë se rolin e viktiumës nuk mund ta luajë dikush me aq shumë pushtet si Kurti.

“Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim”, ka shkruar në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat