​Kurti: E pranojmë planin franko-gjerman

Aktuale

​Kurti: E pranojmë planin franko-gjerman

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas takimit të sotëm me emisarin e posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak ka thënë se ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje .

Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë.

Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat