Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

Aktuale

Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Përfaqësues të Listës Serbe kanë diskutuar sot (e hënë) me pjesëtarë të KFOR-it.

Ata janë takuar afër objektit të Komunës së Zveçanit ku edhe i kanë paraqitur përfaqësuesve të misionit të NATO-s kërkesat e tyre.

Kërkesat e Listës Serbe, të cilat tha se i ka bërë në emër të popullit serb, janë që kryetarët e ri të sapozgjedhur të komunave në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe që njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen.

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjestërave të institucionit të sigurisë së Kosovës.

Po ashtu sot rreth orës 9:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat