KFOR-i e rrit ndihmën për FSK-në

Aktuale

KFOR-i e rrit ndihmën për FSK-në

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:52
KFOR

Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Angelo Ristuccia, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjatë takimit, Ristuccia e Mehaj rritën bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në.

“Ata rritën bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimi dhe reagimin ndaj materialeve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kujtojmë se KFOR tash e disa javëështë duke qëndruar në veriun e Kosovës me qëllim të parandalimit të situatave mes shqiptarëve dhe komuniteteve atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat