Mblidhen këto Komisione Parlamentare

Aktuale

Mblidhen këto Komisione Parlamentare

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa Komisione Parlamentare. Në këto mbledhje pritet që të bëhet konstituimi i këtyre komisioneve.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Kurse Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028 dhe Forminin i Grupit punues për Projektligjin për Artin dhe Kulturën;

Ndërkaq Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor. Për këtë do të ketë diskutim për  punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat