Fejza: Bllokada e Kuvendit është bërë e mërzitshme për qytetarët

Aktuale

Fejza: Bllokada e Kuvendit është bërë e mërzitshme për qytetarët

Më: 5 maj 2025 Në ora: 18:32
Arjeta Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se bllokada e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit është bërë tashmë e mërzitshme për qytetarët e Kosovës. Pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo ka akuzuar opozitën për "një qasje destruktive" që nga fillimi i këtij procesi.

Sipas Fejzës, opozita fillimisht ka refuzuar votimin e mandateve dhe tani po vazhdon me pengesa të tjera, duke e zvarritur procesin pavarësisht përpjekjeve të VV-së për të gjetur një zgjidhje. Ajo theksoi se janë mbajtur takime konsultative mes partive politike të ftuara nga kryesuesi i Kuvendit dhe se kryetari i VV-së ka ftuar liderët e partive opozitare për dialog.

Fejza shtoi se është propozuar edhe ndryshimi i mënyrës së votimit në Kuvendin e Kosovës. Ajo përmendi edhe letrën që kryetari i VV-së i ka dërguar kryetarit të LDK-së. Ajo kritikoi qëndrimet e opozitës lidhur me emrin e Albulena Haxhiut, duke i cilësuar si ofendime dhe përshtypje subjektive, jo argumente.

“Ne po ju themi, në këtë situatë jemi të paafatizuar. Votojeni ju kryetarin e Kuvendit dhe i kemi 15 ditë për ta bërë qeverinë, e pastaj e shohim a i kemi apo jo votat. Nëse ata janë të bindur që ne nuk i kemi votat, kjo do t’u ndihmonte atyre. Por unë besoj që qëllimi është njëfarë bllokimi që për mua është absurd,” deklaroi Fejza në RTK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat