Hamza mbledh Kryesinë e partisë, pas saj konferencë për media

Aktuale

Hamza mbledh Kryesinë e partisë, pas saj konferencë për media

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 11:49
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot do të mbledhë Kryesinë e partisë për herë të parë pasi mori drejtimin e saj.

Ndërkaq, pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.

Konferenca do të nisë nga ora 15:30 në selinë qendrore të PDK-së.

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat