Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë

Aktuale

Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 20:24
Hajrulla Çeku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku nuk ka komentuar votimin që i kanë bërë nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ai pas përfundimit të seancës është pyetur se pse kanë votuar tash edhe nënkryetarin e Listës Serbe, derisa në seancat e vitit të kaluar nuk e votonin.

Çeku: Votimi i Listës Serbe konsensusi që e ka bërë kryesia

“Nuk kam koment. Ka qenë konsensusi që ka bërë kryesia e legjislaturës....Tash jemi duke i kryer procedurat për përgatitjen e seancës, në të cilën do të propozohet përbërja e kabinetit qeveritar. Besoj se shumë shpejt do të sqarohen të gjitha. Duhet t'ia lëmë mandatarit, kryeministrit të ardhshëm, të tanishëm Kurtin, që ta prezantojë ai përbërjen”, tha ai.

Përndryshe pesë nënkryetarët e Kuvendit janë votuar si pako.Nga LVV-ja nënkryetar u zgjodh deputeti, Ardian Gola, PDK, Vlora Çitaku, LDK, Kujtim Shala, Lista Serbe, Sllavko Simiq dhe Emilja Rexhepi nga komunitetet jo serbe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat