Lojtari i Kombëtares rrëfen problemet e basketbollit: Po e kthejnë në nivelet e ulta

Basketboll

Lojtari i Kombëtares rrëfen problemet e basketbollit: Po e kthejnë në nivelet e ulta

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:53
Lojtari i Kombëtares rrëfen problemet e basketbollit: Po e kthejnë në nivelet e ulta

Ndryshe nga futbolli, sporti i basketbollit nuk është rikthyer sërish në parket. Që në mbylljen në periudhës e karantinës për shkak të pandemisë, ky sport nuk ka filluar përsëri. Madje ende nuk ka asnjë informacion se kur do të luhet kampionati. Në një inervistë për gazetarin Drilon Xhepollari në “Sport Magazine“, basketbollisti i Kombëtares shqiptare, Endrit Hysenagolli rrëfen eksperiencën e tij në Kosovë, ku ka shkuar në radhët e ekipit të Bashkimit.

Ditën e djeshme u shpall lojtari i ndeshjes, teksa dha një kontribut të madh në fitoren kundër Pontes së Prizrenit në derbin e këtij qyteti Gjithashtu Hysenagolli ka folur edhe për problemet e basketbollit në Shqipëri, ku nuk ekziston ende një datë për nisjen e sezonit, duke bërë në këtë mënyrë që të ulet niveli dhe të kthehen pas në kohë sa i përket cilësisë.

“Kisha një kohë të gjatë pa luajtur një ndeshje zyrtare. Siç dihet në Shqipëri është një kohë e gjatë që kampionati nuk luhet. Akoma nuk kemi marrë një informacion kur do të fillojë apo a do të fillojë. Gjithsesi unë vendosa që të shkoj në Kosovë. Ne sportistët e kemi të vështirë të rrimë pa luajtur dhe pa u stërvitur. Fillova me ekipin e Bashkimit, ku dje kishim një ndeshje mjaft të fortë kundër Ponte të Prizrenit, ku arritëm të fitonim dhe dolëm me sukses.

As unë nuk e prisja të bëja një paraqijte të nivelit të lartë, sepse kisha kohë pa luajtur ndeshje zyrtare. Por loja ekipore pati efektin që une të bëja këtë lojë dhe të dilja njeriu i ndeshjes.

Kjo është një gjë shumë e keqe, sidomos për sportistët. 90% e sportistëve dhe basketbollistëve për momentin janë pa aktivititet. Nuk e dinë se ç’do të bëhet me ta. Fatkeqësisht as nga Federata s’po marrim asnjë përgjigje, as klubet nuk dinë gjë. Është një situatë kaotike. Të gjithë vetëm presin.

Kampionati i Kosovës ka vite që preferon të huajt dhe që e kanë rritur nivelin e kampionatit. Edhe në Shqipëri pati një rritje, si vjet edhe parëvjet, por qeveria dhe Federata nuk dinë çfarë bëjnë. E ndërprenë kampionatin dhe basketbolli po shkon përsëri në nivelet ku ka qenë 3-4 vite më parë, në nivelet e ulta“, ka deklaruar Endrit Hysenagolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat