Lojtari milioner i NBA blenë aksione në klubin e madh

Basketboll

Lojtari milioner i NBA blenë aksione në klubin e madh

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:39
Lojtari milioner i NBA blenë aksione në klubin e madh

Lebron James sipas raportimeve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje me pronarët e Liverpool (Fenway Sports Group), për bashkë udhëheqje të ekipit të Boston Red Sox, që garojnë në Ligën profesionale të bejsbollit në Amerikë, shkruan Insporti..

Ylli botëror, James që nga viti 2011 është po ashtu edhe aksionar i klubit të madhe anglez Liverpool, ku pas marrëveshjes me kompaninë e madhe amerikane të veshmbathjes, Nike, ai doli edhe publikisht të deklaronte se:

“Klubi me i madhe ndonjëherë tashmë është edhe duke u përfaqësuar nga brendi me i madh”, ku vlen tw ceket se Lebron prej që ka hyrë në NBA është i përfaqësuar nga Nike.

Lebron James ka shërbyer si ambasador i Liverpool, ku shumë herë edhe para ndeshjeve të NBA ka dalë me fanellë të Liverpool duke shfaqur edhe admirimin për klubin ku edhe është aksionar.

Basketbollisti, 36 vjeçar, kishte shikuar nga afër Liverpool para nëntë vjetësh ku edhe tashmë vazhdon përkrahjen e madhe për klubin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat