Kosova për herë të parë merr pjesë në garat e FIBA-së

Basketboll

Kosova për herë të parë merr pjesë në garat e FIBA-së

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:29
Kosova për herë të parë merr pjesë në garat e FIBA-së

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidat e Kampionatit Evropian për shtetet e vogla. Synimi i tyre është të që bëjnë paraqitje të mira dhe të dalin me rezultate të mira.

“Shtabi Teknik i Kombëtares A të femrave përbëhet nga: Kimete Haliti - Menaxhere e ekipit; Fidan Shatri – Përzgjedhës; Kemajl Muja – Ndihmëstrajner; Pal Syla – Ndihmëstrajner; Lorik Kllokoqi – Ndihmëstrajner; Filloreta Berisha - Fizioterapeute dhe Enver Tahiraj - Trajner kondicional.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.

Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra”, njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat