James: Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim

Basketboll

James: Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:29
James: Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim

Këtë verë, basketbolli i Lakers, LeBron James, do të jetë lojtar i lirë.

Për këtë arsye, ai është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të rinovojë me Lakers ai do të zgjedhë skuadër tjetër. Orët e fundit është përfolur për një rikthim te skuadra e Cleveland Cavaliers.

Vetë “king James” nuk e mohon këtë gjë:

“Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim. Nuk e di ende se çfarë do të rezervojë e ardhmja ime”. Gjithsesi, ëndrra e vërtetë për LeBron është të luajë me djalin e tij Broony, në vitin e tretë të gjimnazit.

Në vitin 2024 ai mund të zgjidhet në “draft”, çka i jep mundësi të luajë në NBA. “E konfirmoj që vitin tim të fundit në karrierë do të luaj me djalin tim Broony. Ku? Nuk e di, kudo që të luajë ai. Do të bëj gjithçka poër të luajtur një sezon me të. Nuk bëhet më fjalë për parà”, u shpreh LeBron James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat