Maskota e NBA-së me pagë sa trefishi e lojtares më të paguar në WNBA

Basketboll

Maskota e NBA-së me pagë sa trefishi e lojtares më të paguar në WNBA

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:24
Maskota e NBA-së me pagë sa trefishi e lojtares më të paguar në WNBA

Angel McCoughtry, basketbolliste e Minnesota Lynx dhe 5 herë pjesëmarrëse në “All Star Game” në WNBA, ka shpërndarë një postim shumë kritik në Twitter, duke komentuar pagën prej 625 000 dollarësh në vit të Rocky-t, maskotës sw Denver Nuggets të NBA-së.

“Mund të mësoj lehtë që të jem maskotë”, shkroi në Twitter dy herë pikëshënuesja më e mirë e WNBA-së, duke ndarë të dhëna mbi diferencën e madhe mes pagës së maskotës më të paguar në NBA dhe lojtares më të mirë në WNBA.

McCoughtry krahason 625 000 dollarët që fiton Rocky nw vit me 228 094 dollarë të fituara nga tri herë fituesja e WNBA dhe fituesja pesëfishtë e Olimpiadës, Diana Taurasi (Phoenix Mercury) si lojtarja më e paguar e WNBA së bashku me Jewell Loyd (Seattle Storm) dhe Breanna Stewart (Phoenix Mercury).

Lojtarja më pak e paguar në WNBA është Kaela Davis me 1 607 dollarë. Janë tetë basketbolliste që fitojnë më pak se 10 000 dollarë në sezon.

Diferenca e mes pagave të “yjeve” të NBA-së dhe WNBA-së

Paga mesatare për një lojtare të WNBA-së është 102 751 dollarë, ndërsa sezonin e kaluar paga mesatare për një basketbollist të NBA-së ishte rreth 8.5 milionë dollarë.

10 lojtaret më të paguara në WNBA

Jewell Loyd – 228,094

Breanna Stewart – 228,094

Diana Taurasi – 228.094

Ellen Delle Donne – 227.900

Skylar Diggins-Smith – 227.900

Brittney Griner – 227.900

DeWanna Bonner – 227,900

Natasha Howard – 221,450

Tiffany Hayes – 215,000

Chelsea Grey – 206,267

10 lojtarët më të paguar në NBA

Stephen Curry – 48,070,014

John Wall – 47,345,760

Russell Westbrook – 47,063,478

LeBron James – 44,474,988

Kevin Durant – 44,119,845

Bradley Beal – 43,279,250

Paul George – 42,492,568

Kawhi Leonard – 42,492,492

Giannis Antetokounmpo – 42.492.492

Damian Lillard – 42.492.492

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat