Një femër do të drejtojë një ekip meshkujsh

Basketboll

Një femër do të drejtojë një ekip meshkujsh

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 10:18
Pamje

Për herë të parë në historinë e basketbollit profesionist brazilian, një femër do të drejtojë një ekip meshkujsh.

Bëhet fjalë për serbo-australianen Jelena Todorovic, e cila është trajnerja e re e Fortaleza-s.

E lindur në Serbi dhe me shtetësi australiane, Todoroviç, vetëm 31 vjeç, ka një karrierë të shkëlqyer dhe ka qenë një lojtare kryesore në në zhvillimin e yjeve ndërkombëtarë si greku Giannis Antetokounmpo dhe australianët Patty Mills dhe Josh Giddey.

“Jam këtu jo vetëm si trajnere, por edhe si përfaqësuese e familjes sime, e popullit tim dhe e vendit tim.

Dhe jam plotësisht e përkushtuar për të lënë gjurmë të rëndësishme dhe të qëndrueshme në basketbollin brazilian.

Një gjurmë që tejkalon fitoret dhe humbjet dhe arrin zemrën e komunitetit”, deklaroi trajnerja e re një ditë më parë gjatë prezantimit të saj zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat