Historia e Agim Kasapollit që la pa frymë ish jugosllavët!

Basketboll

Historia e Agim Kasapollit që la pa frymë ish jugosllavët!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shtator 2025 Në ora: 15:01
Agim Kasapolli

Të shkruash për historinë e legjendës së basketbollit të Kosovës, Agim Kasapolli, nuk mjaftojnë as dhjetëra mijëra faqe!

Nëse shfleton arkivin e historisë nga vitet e 60-ta e deri me tash, është mëkat që nuk kemi sot një dokumentar me dhjetëra episode apo monografi të shkruara me mijëra faqe për Kasapollin si basketbollist, si arsimtar, kryetrajner dhe kohën kur ishte selektor.

Gazeta e viteve të 60-ta dhe të 70-ta shkruanin për një yll të basketbollit, për një djalosh që vlerësohej lart në një shtet ndër më të fortët me basketboll në botë siç ish Jugosllavia dhe si trajneri më i mirë në ish Jugosllavi kur i printe gjeneratës së famshme, KB Universitetit të Prishtinës, e cila ishte pjesë e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë (femrat). 

Image

Një basketbollist i spikatur i viteve të arta, duke shënuar nga 28 pikë në ndeshje, kështu nuk shkruhet historia e basketbollit dhe e sportit të Kosovës pa emrin e të madhit Agim Kasapolit, legjendën e komentimit të sportit.

"Në fund të turneut në mes të pjesëmarrësve të shpërblyer u gjet edhe trajneri – mësimdhënësi i shkollës fillore “Ramiz Sadiku” nga Peja, Agim Kasapolli, i cili mori prej Lidhjes Basketbollistike të Jugosllavisë diplomën si trajneri më i mirë i Jugosllavisë i pionierëve për vitin 1972, kurse televizioni e shpërbleu me një album sporti”, ka shkruar gazeta “Rilindja në vitin 1972. 

Image

“Kandidatët për sportistin më të mirë të Kosovës. Basketbollist e notar i dalluar", shkroi rubrika Sporti i “Rilindjes” më 17 dhjetor të vitit 1969.

Kasapolli ishte i pakapshëm në parket për mbrojtjen kundërshtare. 

Image

Kasapolli në veprim 

Në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën e fituan malazezët me rezultat të ngushtë 52:48, Kasapolli kishte shënuar 14 pikë.  

Përballja mes Buduçnostit të Pejës dhe Jedinstvos, kishte përfunduar me rezultat 73:65 në të mirë të pejanëve, e vlefshme për Ligën e Dytë Qendrore të ish Jugosllavisë.

Image

Agim Kasapolli kishte shënuar 22 pikë.

“Nëpërmjet Kasapollit të shkëlqyer i cili i vetëm e shpartalloi mbrojtjen e mysafirëve”, - shkroi gazeta “Rilindja”.
Buduçnosti i Pejë e kishte deklasuar Spartakun e Suboticës me rezultat 71:53, në kuadër të Ligës së Serbisë siç quhej në atëkohë. 

Agim Kasapolli – si uragan, realizoi 28 pikë.

Edhe Prishtina kishte pësuar humbje të rëndë nga Buduçnosti me rezultat 74:64 (viti 1968). Kasapolli kreator i fitores me 18 pikë. 

Buduçnosti i dha leksion Sevojnos së Uzhicës po ashtu ndeshje e vlefshme e Ligës së Serbisë siç quhet në atëkohë, Kasapolli figura qendrore me 20 pikë të shënuara.

Mediat e ish Jugosllavisë të asaj kohe shkruanin për talentin dhe efikasitetin e Kasapollit, një shqiptar nga Kosova që po trandte shumë klube të Republikave të asaj kohe. 

“Agim Krasapolli shembullor”, - shkruante “Sporti: i Beogradit.

“Për këtë, përveç lojtarëve, një meritë të madhe kanë edhe trajnerët Aleksandar Stanimiroviq, Mihailo Vukoviq dhe Agim Kasapolli.

Shumica e trajnerëve votuan për Mihailo Vukoviqin nga Tuzlla, por ne, këtu, votojmë për Agim Kasapollin, i cili praktikisht nga një situatë pothuajse e pashpresë arriti që të mbante Universitetin në ligë”, shkruanin gazetat ish jugosllave. 

“A do të jetë Kasapolli i çmendur?”, ishin disa nga tituj të mediave ish jugosllave.

“Kampionë shtetëror me nxënësit e Ramiz Sadikut të Pejës – pionierët.

Nxënësit e Shkollës fillore “Ramiz Sadiku” nga Peja, të përgatitur nga mësuesi i tyre Agim Kasapolli, fituan vendin e parë në Jugosllavi - në garën shtetërore që u mbajt nga 21 - 26 qershor në Ohër.

Në këtë garë pati konkurrencë të madhe, pasi morën pjesë studentë - basketbollistë nga qendrat më të mëdha të basketbollit, Beogradi, Zagrebi, Lubjana, Spliti, Sarajeva, Herceg Novi, Skopje”, shkruanin gazeta e kohës si “Sporti” i Beogradit dhe mediat tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat