Skuadra e Lakers fitoi 123-115 ndaj Portland jashtë fushe, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Suksesi i katërt radhazi për kalifornianët mban emrin e Ayton, autor i 29 pikëve, mbështetur nga Hachimura me 28 pikë e Smith me 25.
Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mposhti 120-119 Clippers. Bam Adebayo me 25 pikë e 10 rebound ishte lider në fushë për miqtë, ndërkohë që 40 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Edhe Milwaukee triumfoi në fund, 117-115 ndaj Indiana, sfidë me rivalitet deri në fund. Antetokounmpo me 33 pikë e 13 rebound bëri diferencën në fushë.
Skuadra e Houston, falë 53 pikëve të dyshes Sengun-Thompson, mundi 110-102 Dallas.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Minnesota, 109-125
Indiana – Milwaukee, 115-117
Boston – Utah Jazz, 103-105
New York – Washington, 119-102
Houston – Dallas, 110-102
Memphis – Detroit, 106-114
Denver – Sacramento, 130-124
Portland – Lakers, 115-123
Clippers – Miami, 119-120