Triumfojnë Denver, Detroit e Warriors

Basketboll

Triumfojnë Denver, Detroit e Warriors

Më: 8 janar 2026 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Oklahoma u rikthyen sot te fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke mundur pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 129-125.

Alexander Shai me 46 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe Detroit, që falë 31 pikëve të Isaiah Stewart mundi 108-93 Chicago.

Skuadra e San Antonio mundi 107-91 Lakers në përballjen mes dy ekipeve pretendente në Perëndim. Doncic realizoi një “triple double” (38 pikë, 19 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan. Për Spurs, 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, me Jonson që realizoi 27 pikë.

Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 114-110 Boston. Peyton Watson me 30 pikë u dallua për miqtë. Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë 31 pikëve të Curry mundi 120-113 Milwaukee. Pa probleme fitoi Phoenix, që mundi 117-98 Memphis (Brooks 21 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Denver, 110-114

Charlotte – Toronto, 96-97

Detroit – Chicago, 108-93

Philadelphia – Washington, 131-110

Atlanta – New Orleans, 117-100

Brooklyn – Orlando, 103-104

New York – Clippers, 123-111

Memphis – Phoenix, 98-117

Oklahoma – Utah Jazz, 129-125

San Antonio – Lakers, 107-91

Golden State – Milwaukee, 120-113

Portland – Houston, 103-102

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat