Në një ngjarje të madhe si “NBA All Star” u bë një gabim i pafalshëm.
Në një ndeshje të basketbollit, u paraqit Kosova si pjesë të Serbisë.
Në momentin kur u prezantua basketbollisti serb, Nikola Jokiq, në ekran u shfaq flamuri i Serbisë, por që paraqiste edhe Kosovën si pjesë të saj.
Nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që në një organizim të tillë, bëhen gabime të tilla.