Trepça shënon fitore të madhe në Split

Basketboll

Trepça shënon fitore të madhe në Split

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica, kampion në fuqi i Kosovës, ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Splitit, në kuadër të xhiros së dytë të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat 78:69 78:69 (19:22, 19:6, 18:23 e 22:18) ndaj skuadrës vendase.

Trepça e nisi ndeshjen mirë dhe arriti të krijojë epërsi të rëndësishme në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 19:6. Edhe pse Spliti u rikthye në lojë në çerekun e tretë, skuadra mitrovicase ruajti qetësinë dhe siguroi fitoren në dhjetë minutat e fundit.

Lojtari më efikas te Trepça ishte Kevin Bracy-Davis me 18 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe James Graham, me 15 pikë.

Te skuadra kroate, më i dalluari ishte Matic Rebec, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat