Gigi Hadid sjell trendin e ri të pranverës

Bota e Yjeve

Gigi Hadid sjell trendin e ri të pranverës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:08
Gigi Hadid

Gigi Hadid njihet për veshjet e saj komode dhe të përshtatshme dhe këtë javë ajo ka bërë një kombinim të fortë të çorapeve me sandale. Ashtu si shumë emra të tjerë të shoëbizit që kanë përqafuar trendet komode, duke filluar nga Rihanna deri tek Kendall Jenner.

Por ndërsa këto të fundit zgjidhnin modele më tradicionale të këtij kombinimi, Hadid ka guxuar më shumë duke provuar diçka pak më emocionuese dhe duke zgjedhur çorape të gjata deri tek gjuri me pantallona të shkurtra Bermuda.

Më 21 mars, Hadid u pa në rrugët e Nju Jorkut e veshur me një veshje luksoze, por të relaksuar: një xhup polo ngjyrë kafe, pantallona të shkurtra Bermuda, një çantë të bardhë dhe një pulovër me mëngë të gjata.

Image
Gigi Hadid

Megjithatë,  vëmendjen e mori kombinimi i sandaleve të zeza Birkenstock x Valentino dhe çorapeve me shirita, duke e kthyer kështu në trendin e pranverës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat