Dua Lipa dhuron spektakël edhe në Las Vegas me turneun e saj “Future Nostalgia”

Bota e Yjeve

Dua Lipa dhuron spektakël edhe në Las Vegas me turneun e saj “Future Nostalgia”

Më: 26 mars 2022 Në ora: 21:19
Dua Lipa

Ajo aktualisht është në turne në ShBA në turneun e saj “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa i dhuroi të gjitha nga stili i swaj të premten mbrëma teksa u ndal në Las Vegas për një performancë spektakolare, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26-vjeçare theksoi çdo centimetër të figurës së saj të pabesueshme të trupit teksa merrte pjesë në “T-Mobile Arena”, e veshur me kostumin e verdhë.

Image

 

Veshja e guximshme paraqiste një dekolte të hapur, ndërsa Dua veshi doreza të gjata që përputheshin me pamjen e saj.

Ajo gjithashtu kishte mbathur çizme me taka me majë të mprehtë, teksa mbante në duar mikrofonin e saj.

Image

 

Dua i la flokët e saj të zeza të valë të lirshme, teksa kishte realizuar pak makijazh në fytyrën e saj.

Këngëtarja e hitit “Levitating” dha gjithçka gjatë performancës energjike, ndërsa ajo vërtitej rreth skenës duke interpretuar hitet e saj më të mëdha.

Dua u bashkua me kërcimtarë meshkuj të veshur me tuta blu dhe valltare femra me kostume blu.

Turneu – i cili është në mbështetje të albumit të saj të dytë me të njëjtin titull “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.

Image

 

Artistes shqiptare iu bashkuan në koncert edhe artistet e reja Caroline Polachek dhe Lolo Zouai, si vokale përcjellëse.

Turneu është planifikuar të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat