Brenda festës së “çmendur” të ditëlindjes së Fjolla Morinës, ja sa vjeç mbushi këngëtarja

Bota e Yjeve

Brenda festës së “çmendur” të ditëlindjes së Fjolla Morinës, ja sa vjeç mbushi këngëtarja

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:06
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen me një festë super të madhe dhe me të ftuar VIP. Nga postimet në rrjetet sociale duket se festa ishte e “çmendur”.

Fjolla mbushi plot 36 vjeç dhe vlen të përmendet se të paktën vitet e karrierës kanë qenë me të vërtetë të zhurmshme.

Në videot e publikuara në “Instagram” shohim këngëtaren duke e shijuar festën në maksimum shoqëruar dhe me një tortë “gjigante”.

Image
Fjolla Morina

E sa për veshjen e këngëtares, ajo kishte veshur një fustan të argjendtë që i theksonte linjat trupore, perfekt për një klub nate.

Sigurisht që në rrjet nuk kanë munguar as urimet e shumta nga fansat, miqtë, familjarët dhe kolegët.

Image
Fjolla Morina

Ndërkohë kujtojmë se Morina ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Fisnik Syla. Pas dasmës madhështore në Maldive dhe pushimeve luksoze në vende të ndryshme, ata zbuluan së fundmi se nuk janë më bashkë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat