Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan shkarkon dy anëtarë

Diaspora

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan shkarkon dy anëtarë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:37
Ilustrim

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (The Pan-Albanian American Congress, Inc.) njofton se ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj. 

Z. Ceka dhe z. Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse. 

Z. Ceka pa miratimin e organeve të Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan ka autorizuar transaksione nga thesari i organizatës, duke përfshire pagesa për z. Martin Vulaj; kurse z. Vulaj ka sjellë donacione të korporatave dhe individëve pa qartësuar cilat janë kërkesat e tyre për influencë apo përfitime nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan.

Bordi njofton komunitetin shqiptaro-amerikan që me datën 12 shtator 2021, në Nju Jork, do të organizojë tubimin për Kongresin e Përgjithshëm të organizatës. Për vendin dhe kohën e saktë do të informoheni sëshpejti.

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat