Kriminaliteti në Brindisi: Lumenj droge, pas tyre është dora e shqiptarëve

Diaspora

Kriminaliteti në Brindisi: Lumenj droge, pas tyre është dora e shqiptarëve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:22
Harta

Drejtoria Investigative Anti Mafia në Itali ka publikuar relacionin semestral për gjysmën e dytë të vitit 2020.

Pjesa e raportit për Brindisin, qyteti bregdetar përtej Adriatikut, e që bën një pasqyrim të detajuar të aktiviteteve dhe grupeve kriminale, flet edhe për rolin e krimit të organizuar shqiptar, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

‘Ashtu si në të kaluarën, zemra e biznesit të krimit të zakonshëm dhe të organizuar përfaqësohet nga trafiku i substancave të ndaluar. Hetimet e fundit tregojnë për daljen e elementëve të rinj, të cilët, edhe pse jo të lidhur me Sacra Corona Unita, arrijnë të zotërojnë një pjesë të mirë të tregut të drogës në provincë falë lidhjeve të forta me furnizues të kalibrit të madh, si vendas (kalabrezë) ashtu edhe ndërkombëtarë (nga Greqia e Shqipëria)’, thotë raporti i Anti-Mafias.

‘Brigjet e Brindisit vazhdojnë të përdoren nga kriminaliteti shqiptar si vend zbarkimi i privilegjuar për të futur në territorin italian sasi të mëdha marijuane. Ky trafik i paligjshëm për më tepër menaxhohet direkt nga organizata kriminale transnacionale, shpesh me mbështetjen që iu jepet nga subjekte me origjinë shqiptare rezidentë në provincën e Brindisit. Në vazhdimësi me të kaluarën, porti i Brindisit mbetet nyje nevralgjike edhe për futjen e mallrave false dhe për kontrabandën e cigareve dhe produkteve të naftës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat