Shqiptari tenton të përdhunojë ukrainasen, policia jep detajet

Diaspora

Shqiptari tenton të përdhunojë ukrainasen, policia jep detajet

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:51
Ilustrim

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në orët e para të së dielës në Firence me akuzën e tentativës së përdhunimit.

Ngjarja ka ndodhur në njërin prej lokaleve të natës në Ponte Buggianese, ku sipas mediave italiane, i riu shqiptar ka kapur prej krahu të mikeshën e tij duke e futur në tualetet e meshkujve ku edhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

28-vjeçarja me origjinë nga Ukraina ka tentuar të rezistojë sipas mediave italiane, por i riu nuk është bindur. Në fund ajo i ka thënë që do të ishte më mirë që të shkonin në një vend më tepër intim gjë që ka bindur të riun shqiptar të heqë dorë momentalisht nga plani i tij.

Pasi kanë dalë nga tualeti, ukrainasja është larguar menjëherë duke njoftuar policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat