Vrau kolegun brenda fabrikës ku punonin, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në SHBA

Diaspora

Vrau kolegun brenda fabrikës ku punonin, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në SHBA

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:55
Astrit Bushi

Policia amerikane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, Astrit Bushi, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.

Sipas Detroit News, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, ku Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.

Sherifi i Policisë së qarkut Oakland, Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj.

Ndërkohë shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat