Shqiptari në Angli kapet duke rritur kanabis: Kam borxhe, kam djalin e sëmurë në Shqipëri

Diaspora

Shqiptari në Angli kapet duke rritur kanabis: Kam borxhe, kam djalin e sëmurë në Shqipëri

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:15
Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi oficerët e policisë kishin nuhatur erën e drogës që vinte nga shtëpia e tij.

Një shtetas shqiptar është kapur duke rritur kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund në një banesë në Derby, Angli.

Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi oficerët e policisë kishin nuhatur erën e drogës që vinte nga shtëpia e tij.

Kur policia hyri brenda gjeti pesë dhoma të caktuara për të rritur kanabisin si dhe shqiptar që paguhej për t'u kujdesur për to. Rendimenti i mundshëm ishte midis 5.4 kg dhe 16.3 kg dhe në varësi të shitjes mund t’i sillte shefit të të shqiptarit rreth 116,400 £.

Martin Ndoci kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me një kamion por kishte nisur të merrej me rritjen e kanabisit pasi kishte nevojë për para për djalin e sëmurë. Ai deklaroi se kishte marrë para borxh që djali të vazhdonte trajtimin mjekësor në Shqipëri.

Por kjo punë e çoi pas hekurave pasi u arrestua dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 6 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat