Francë: Arrestohet shqiptari, theri për vdekje një 34-vjeçar

Diaspora

Francë: Arrestohet shqiptari, theri për vdekje një 34-vjeçar

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një shqiptar raportohet se është arrestuar nga policia në Francë.

30-vjeçari dyshohet se ka ther për vdekje një 34-vjeçar.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, dyshohet se shkak i konfliktit ishin çështjet fetare.

Viktima është gjetur pa shenja jete në dyshemenë e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 14 shkurtit.

Bëhet e ditur se një fqinj i viktimës e ka njoftuar policinë.

Në trupin e viktimës janë gjetur plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat