Po tentonte të largohej nga Danimarka, 43-vjeçari shqiptar arrestohet në momentet e fundit

Diaspora

Po tentonte të largohej nga Danimarka, 43-vjeçari shqiptar arrestohet në momentet e fundit

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një shqiptar i dyshuar për disa vjedhje u arrit të kapej nga policia daneze, pak minuta para se të largohej nga Danimarka. Kështu ka deklaruar Policia e Jutlandës Jugore në një deklaratë për shtyp.

43-vjeçari shqiptar është dërguar në paraburgim për katër javë, gjatë një seance të mbajtur dje në Gjykatën në Sønderborg, si i dyshuar për disa vjedhje në Esbjerg në nëntor dhe dhjetor. 43-vjeçari shqiptar pranoi dhe nuk apeloi ndalimin.

Ai u arrestua të martën nga policia e Kopenhagenit në aeroportin Kastrup, teksa po dilte jashtë vendit. Përveç vjedhjeve në Esbjerg, hetimi duhet të zbulojë nëse shqiptari mund të lidhet me vjedhje të tjera në Jutlandën Jugore si dhe në qarqe të tjera policore.

Shqiptari u arrestua në bazë të një hetimi nga Departamenti i Kontrollit të Imigracionit në Perëndim (UKA West), i cili heton rastet e kriminelëve shëtitës që kalojnë kufirin kombëtar për të kryer krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat