Zbulohen 3 plantacione marijuane në Belgjikë, arrestohen 5 shqiptarë

Diaspora

Zbulohen 3 plantacione marijuane në Belgjikë, arrestohen 5 shqiptarë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Rreth 1700 bimë marijuane u gjetën në tre plantacione aktive në Liège dhe Sprimont të Belgjikws, njoftoi zyra e prokurorit publik të Lièges në një deklaratë për shtyp të premten në mëngjes. Pesë persona u arrestuan.

Pesë kontrolle u kryen të enjten në Liège dhe Sprimont si pjesë e një rasti të prodhimit të drogës i hapur në fund të vitit 2024 nga hetuesit nga zona e policisë lokale Secova.

“Tre plantacione aktive u çmontuan, në total rreth 1700 bimë. Pesë persona me origjinë shqiptare u arrestuan” tha zyra e prokurorit të Liège në një deklaratë.

Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete, rreth 5000 euro, lëndë narkotike dhe materiale ambalazhimi. Hetimi vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat