Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë

Diaspora

Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 14:43
Andon Janaqit

Një tragjedi e dyfishtë ka shokuar komunitetin shqiptar në Francë dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Në qytetin Brest të Francës, çifti shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tyre, duke bërë që autoritetet të hetojnë pistën e rëndë të vrasjes së partneres, të ndjekur nga vetëvrasja e autorit të dyshuar, Andon Janaqi.

Nëna e Andon Janaqit ka dhënë një dëshmi rrëqethëse për A2 CNN, duke shprehur tronditjen e saj dhe duke bërë një thirrje të dëshpëruar.

Ajo ka kërkuar ndihmën urgjente të shtetit shqiptar për të mbuluar kostot dhe për të sjellë trupin e të birit në atdhe. Nëna thekson se ishte plotësisht në errësirë për gjendjen e djalit:

“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej.”

Ajo rrëfen se lajmin e kobshëm e mori nga Franca:

“Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen,” i është thënë asaj mes lotësh.

Edhe pse pranon se kishte fërkime mes tyre, ajo nuk e mendonte kurrë që situata mund të arrinte në një akt kaq ekstrem dhe fatal.

“Fërkime ka çdo shtëpi,” shprehet ajo, duke e pasur të vështirë të pranojë shkallën e tragjedisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në Francë. Teksa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aktit të rëndë, familja në Shqipëri mbetet në pritje dhe në dhimbje, duke u përballur me dy humbje tragjike njëherës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat