Ceremonia e varrimit të Maradonës do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Argjentinës

Futboll

Ceremonia e varrimit të Maradonës do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Argjentinës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:59
Ceremonia e varrimit të Maradonës do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Argjentinës

Argjentina do të mbajë tre ditë zie dhe Qeveria do të organizojë ceremoninë mortore të Maradonas, sipas Presidentit Alberto Fernandez.

Maradona, i cili cilësohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, vdiq në moshën 60 vjeqare nga sulmi në zemër, konfirmoi të mërkurën Federata e Futbollit të Argjentinës."Me rastin e vdekjes së Diego

Armando Maradonas, Presidenti i vendit do të shpallë tri ditë zie", tha një zyrëtar qeveritar për "TyC Sports".

"Është një lajm i tmerrshëm, shumë i vështirë për tu përballuar. Një njeri që ka bërë shumë për identitetin argjentinas", deklaroi Presidenti Fernandez."Kudo që shkon nëpër botë dhe thua jam nga Argjentina çdokush thotë "Ahh.. Maradona".

Është sikur një sinonim për Argjentinën. Un fola me Claudian (Gruan e Maradonës) dhe i tregova që jam i gatshëm për çfarëdo që të ketë nëvojë", tha kreu i shtetit.

"Ne duhet të organizohemi dhe tu përshtatemi kushteve pandemike, po mundohemi të organizojmë në ambient të hapur në një shtëpi qeveritare, ku mund ta përcjellin miliona argjentinas dhe t’i shprehin respektin dhe ngushëllimet për Diegon", deklaroi Presidenti.Maradona fitoi kupën e botës me Argjentinën në vitin 1986, më pas filloi karrierën si menaxher futbolli deri në momentin e vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat