Rusia – Kosova, formacionet zyrtare

Futboll

Rusia – Kosova, formacionet zyrtare

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në mes Rusisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do të ndeshet sot me Rusinë, ndeshje e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Euro2020.

Të dyja përzgjedhëset kanë shfaqur tashme edhe formacionet kryesore për këtë takim.

Ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Kosovës do të zhvillohet të premtën (sot) më 27 nëntor në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor” në Manavgat më fillim nga ora 17:00.

Pas katër ditësh, saktësisht më 1 dhjetor Kosova sfidon Holandën dhe njëherit mbyll këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian “Anglia 2022”.

Formacionet zyrtare:

Rusia: Shcherbak, Myagokova, Belomyttseva, Kozhnikova, Ziyastinova, Samolyova, Kozlova, Ilyinykh, Federova, Abdullina, Korovkina.

Kosova: Kolgeci, Kryeziu, Syla, Kastrati, Avduli, Memeti, Halilaj, Shala, Uka, Rexhepi, Biqku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat