Zhang: Te Conte kemi gjetur cilësitë

Futboll

Zhang: Te Conte kemi gjetur cilësitë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Zhang: Te Conte kemi gjetur cilësitë

Është mbledhur online Këshilli i Aksionarëve të Interit, që ka miratuar bilancin e vitit të kaluar, ndërsa presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang ka folur edhe për trajnerin Antonio Conte, duke dhënë konfirmime në një javë të turbulluar.

Rezultatet e zikaltërve në këtë fillim sezoni nuk janë aspak në nivelin e pritshmërive, megjithatë Zhang e ka quajtur Conten një lider që po punon për të hedhur bazat e një projekti fitues në të ardhmen.

“Antonio Comnte është lideri i Interit dhe zona teknike ka hedhur bazat solide për të ndërtuar një erë të re fituese të historisë së klubit zikaltër.

Te Conte kemi gjetur cilësitë profesionale dhe njerëzore, për të krijuar një mentalitet fitues edhe në një vit si ky, me problem të mëdha ekonomike.

Objektivi është të fitojmë në fushë dhe sezonin e kaluar kemi hedhur bazat për të bërë diçka të tillë”, tha Zhang në fjalën e tij para aksionarëve.

Këto fjalë ishin mjaft të rëndësishme jo vetëm për ambientin zikaltër, por edhe për trajnerin Conte, pozitat e të cilit ishin lëkundur shumë, sidomos pas humbjes ndaj Realit të Madridit mbrëmjen e të mërkurës në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat