Futbolli shqiptar në dorë të Zotit

Futboll

Futbolli shqiptar në dorë të Zotit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:57
Futbolli shqiptar në dorë të Zotit

Pandemia “COVID-19” ka bërë që rendi botëror t’i nënshtrohet rregullave të reja të jetesës, ku pa dyshim futbolli kërkon zbatim rigoroz të protokolleve mjekësore të miratuara nga autoritetet zyrtare.

Edhe në këtë aspekt futbolli shqiptar është në dorë të Zotit, pasi në dallim nga vendet e zhvilluara, klubet tona nuk kanë mundësi që të kryejnë tampone para çdo ndeshjeje.

Thjesht mjaftohen me izolimin e personave që shfaqin simptomat, por pa kryer testimin e gjithë grupit edhe kur certifikohen rastet me infektim.

Kështu që Koronavirusi është një “minë me sahat” për çdo ekip shqiptar, që mund t’i penalizojë aty ku se pret.

Ka klube që i fshehin të infektuarit, ku i largojnë nga skema provizorisht me pretekstin se mungojnë për arsye dëmtimesh. Sulmuesi i Kukësit, Godberg Kuper, është lojtari i fundit që është rikuperuar pas infektimit me “COVID”, por ka të tjerë që presin të bëhen “negativ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat