Napoli ndryshon fanellën për Maradonën

Futboll

Napoli ndryshon fanellën për Maradonën

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:50
Napoli ndryshon fanellën për Maradonën

Napoli pret ditën e sotme Romën në shtëpi, në atë që është edhe kryendeshja e Serisë A për këtë fundjavë.

Të kaltrit kanë marrë vendimin për të ndryshuar fanellën për këtë ndesh, në nder të ndarjes nga jeta e Maradonës, legjendës së klubit dhe Argjentinës.

Sponsori “Partenopei” ka marrë leje në federatën italiane, që për ndeshjen e sotme lojtarët e Napolit të paraqiten me një fanellë ndryshe nga herët e tjera.

Image

Skuadra napolitane do të futet në fushë ditën e sotme me një fanellë thuajse të njëjtë me atë të Argjentinës, ku luante Maradona dhe arriti suksese të mëdha.

Një gjest i shkëlqyer ky i Napolit, të cilët gjithashtu kanë vendosur që edhe stadiumit t’i vendosin emrin e legjendës argjentinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat