Partizani më i mirë se Skënderbeu

Futboll

Partizani më i mirë se Skënderbeu

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:52
Partizani më i mirë se Skënderbeu

Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 4-0 duke marrë komandën e Kategorisë Superiore, në këtë javë të 5-të. Dominim i frikshëm i “demave” në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë një Skënderbeu thuajse in-ekzistent.

Kryeqytetasit arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Ishte Bardhi ai që hapi serinë e golave në minutën e 7-të, ndërkohë që Mala rrëmbeu skenën me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 21-të.

Në fundin e pjesës së parë ishte Kardozo ai që ngriti shifrat në 3, shkruan panorama sport.

Nuk mund të mungonte në këtë përballje as Solomon, i cili në të 70-tën, kompletoi “pokerin”. Me këtë triumf, Partizani merr kreun e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë, por me golavarazh më të mirë.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 4:0

Bardhi 7′ , Mala 21′ , Kardozo 45+1′ , Solomon 70′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat