Doli me karton të kuq pas revoltës

Futboll

Doli me karton të kuq pas revoltës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Doli me karton të kuq pas revoltës

Lajm i keq për Andrea Pirlon dhe Juventusin, Alvaro Morata është skualifikuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Ligës së Serisë A.

Sulmuesi spanjoll doli me karton të kuq pranë fundit të ndeshjes ndaj Beneventos, ku shumë i revoltuar i lëshon një fjalë më shumë kryesorit të ndeshjes: “Ajo ishte një penallti e turpshme dhe nuk e vërshëlleve”, dhe kaq mjafton që Paskua t’i tregojë kartonin e kuq.

Alvaro Morata do të mungojë në sfidën derbi ndaj Torinos të shtunën pasdite dhe në transfertën ndaj Xhenoas të dielën e 13 dhjetorit.

Një mungesë e rëndësishme për Juventusin duke parë formën e jashtëzakonshme që sulmuesi spanjoll shfaqi në këtë sezon me fanelën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat